Kinematografia shqiptare në zi, ndërroi jetë aktori Xhevdet Ferri

Sot kinematografia shqiptare është në zi, pasi humbi një nga aktorët më të njohur. Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumorale, transmeton OraNews.

Prej disa ditësh ai ndodhej në reanimacion dhe po luftonte me vdekjen.

Xhevdet Ferri, u lind në Durrës, më 26 nëntor 1960.

Aktori shqiptar ka luajtur filmin e tij të parë që kur ishte ende student, ndërsa ka spikatur në shumë role.

Disa prej roleve të Xhevdet Ferrit

Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori

Gjallë – Alive! (2009) …Zefi

Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes

Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit

Saimir – (2004) …Edmond

Dasma e Sakos – (1998) …Sako

Loin des barbares – (1994) …refugjat

Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni

Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini

Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi

Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori

Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba

Vendimi – (1984) ….Sadriu

Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti

Besa e kuqe – (1982) …Pali

Era e ngrohtë e thellësive – (1982)

Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti

Sketerre 43 – (1980) …Arjani

Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko