Filmi “Vërba” e Mançevskit do ta ketë premierën botërore më 19 tetor në Festivalin e Romës

Filmi i metrazhit të gjatë “Vërba”, i regjisorit Millço Mançevski, do të ketë premierën e saj botërore më 19 tetor, në Festivalin e 14 të Romës, që do të mbahet nga 17 deri më 27 tetor.

Drejtori i Agjencisë për film, Gorjan Tozija thotë se “Vërba” po fiton territore të reja për kinematografinë vendore, si filmi i parë nga Maqedonia në seleksiono zyrtar të Festivalit, ndërsa në mesin e 30 filmave që do të prezantohen janë filmat e të njohurit Martin Skorseze “Irlandezi”, si dhe filmi nën regjin e Edvard Norton.

Filmi “Vërba” është vazhdimësi e një tregimi të suksesshëm që i ka sjellë vendit tonë suksesin më të madh.

“Vet fakti që filmi është selektuar në një festival prestigjioz është provë e shkëlqyeshme për këtë. Unë i drejtor i Agjencisë, kam tremë për shkak se jemi në të njëjtin vend me Martin Skorseze”, tha Tozija, në konferencën për shtyp.

Festivali i Romës është në mesin e 5-6 festivaleve më elitare në botë, ku premierat e tyre i kanë pasur shumë fitues të oskarit. Si Toronto edhe Roma nuk ka shpërblime.

Në Romë do të vijnë edhe aktori Bil Marej, i cili do të merr shpërblimin për vepër jetësore të cilën do të ja ndajë regjisori Ves Anderson. /Schoolture.info

(FOTO: SDK.MK)