ARKËTIMET NË KINEMA/ “Spiderman” arrin 1 miliard dollar, zhgënjen “Matrix”

Filmi për futbollin dhe besimin, “American underdog” zuri vendin e 5 për nga arkëtimet këtë fundjavë, me 6,2 milionë dollarë.

“The King’s man” zuri vendin e 4 me premierën, me filmin thrillerin për spiunin britanik, që fitoi 6,3 milionë dollarë. Fundjava e parë rezultoi zhgënjyese për rikthimin e “Matrix”, me serinë e katërt që nuk shkoi më shumë se 12 milionë dollarë.

Muzikali i animuar “Sing 2” debutoi në vendin e dytë me 23,7 milionë dollarë nga shitja e biletave.

“Spider-man: no way home” triumfoi për të dytën fundjavë rresht, duke arkëtuar 81,5 milionë dollarë. Aventura me super heronj arriti të sigurojë arkëtime plot 1 miliard dollar nga kinematë në mbarë botën, filmi i vetëm që e arrin këtë shifër, gjatë periudhës së pandemisë. /A2cnn/