Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Fillon Kolonia e 14-të Ndërkombëtare Figurative “Shkupi”

 

Kolonia e 14-të Ndërkombëtare Figurative “Shkupi” do të hapet sot në kryeqytet nën kujdesin e Qytetit të Shkupit.

Në këtë edicion do të shfaqen 10 artistë të artit figurativ, nga të cilët, sipas përzgjedhjes së zakonshme, pesë janë autorë vendas dhe pesë janë nga jashtë. Siç informojnë nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, të cilët këtë vit do t’i presin artistët, secili prej tyre është origjinal dhe special sipas teknikës dhe stilit të pikturës. piktorët nga vendi do të jenë : Maja Raunik Kirkov, Maja Stefanovska, Trajçe Fatmov, Hristijan Sanev dhe Filip Fidanovski, ndërsa artistëtë nga jashtë do të jenë Skënder Bedriu nga Kosova, Ipek Denizli nga Qiproja Veriore, Mariana Abramova nga Urkaina, Suzana Ardo nga Britania e Madhe dhe Kacper Dudek nga Polonia.

Artistët do t’i krijojnë veprat e tyre në ambientin e mrekullueshëm  dhe inspirues të hotel Arkës, të vendosur në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, e cila gjithashtu është një prej organizatorëve të manifestimit.

Kolonia  figurative do të mbyllet zyrtarisht me prezantimin e veprave të krijuara të arrititi më 29 gusht në orën 20:30 në hotelin Arka.

Veprat e krijuara nga kjo Koloni do të  ekspozohen në kuadër të manifestimit të qytetit të Shkupit për shënimin e Ditës së Çlirimit  të Shkupit -13 Nëntorit.