Dhomë përkujtimore për artistin e ndjerë Omer Kaleshi në Qendrën për kulturë – Kërçovë

Për artistin e djerrë Omer Kaleshi (1932-2022), Qendra për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë ka planifikuar që të hapë galeri-muze për ta nderuar artistin dhe artin e tij.

“Ideja e vjetër më shumë se dhjetëra vite të artistit të njohur nga kjo pjesë, Omer Kaleshi që t’i hapet një kënd ku do të dominojnë veprat e tij, presim të interpretohet në vitet në vijim. Ne për këtë nevojë kemi përgatitur edhe projekt në vitin 2020 i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës me 200.000 denarë, të cilin për shkak të pandemisë nuk arritëm ta realizojmë”, deklaroi drejtori i Qendrës për kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani dhe paralajmëroi projekt të ri për realizimin e kësaj ideje.

Ai gjithashtu theksoi se planifikojnë për vitet në vijim të merren me një projekt të ngjashëm për kontribut në hapësirën e Qendrës për kulturë, ku do të akomodohen një pjesë e veprave të tija.
Omer Kaleshin e përkujtoi me marrjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza” në vitin 2018 si dhe me vizitën e Qendrës kulturore në Kërçovë në vitin 2019 ku iu prezantuan planet për krijimin e galerisë për të.

“Kaleshi me miratime pranoi idenë tonë dhe që atëherë ka dashur të lërë 25 veprat e tij me format të madh, të cilat do të jenë pjesë e vendosjes së përhershme në muze-galerinë, të hapur në nder të tij. Tani pas vdekjes së tij, presim që kjo ide edhe më shumë të aktualizohet edhe në vitet e ardhshme në objektin tonë për ta marrë këtë galeri-muze të artistit të njohur botëror”, shtoi Osmani.