Me rastin e festës së 11 Tetorit, skulptori Marjan Stojanoski sonte e hapi ekspozitën e tij të parë individuale me titull “Skulptura”, në galerinë e Qendrës për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep.
Në këtë ekspozitë autori ka shfaqur 6 skulptura metalike, prej të cilave 3 janë rrotulluese ndërsa të tjerat janë statike dhe mbajnë titull të përbashkët “Feniks 2”, që realisht paraqet vazhdimsi të projektit të tij paraprak me titull “Feniks”. Kjo ekspozitë është avangarde për shkak se është e rrallë në hapsirat tona.