ART/ Deri më 30 nëntor do të jetë e hapur në Shkup ekspozita e artit figurative në Shkup

Nëntë artistë do të prezantojnë punimet e tyre deri më 30 nëntor në Shkup në ekspozitën e titulluar “Shenja ime”, ku do të prezantohen nëntë vepra, transmeton Portalb.mk.

“Në hapësirën e Sallës së Ekspozitës “Imperial 2” në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, mbrëmjen e sotme do të hapet ekspozita e quajtur “Shenja ime” e cila do të zgjasë deri më 30 nëntor”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e Jana Jakimovska, Ana Ivanovska, Shqipe Mehmeti, Simonida Filipovska Kitanovska, Zhaneta Gligorievska, Zhaneta Gelevska Velkovska – Zhani, Jana Maneve Çuposka, Ana Temkova dhe Emilia Bozhinovska.