VENDIMI/ Nxënësit me pengesa në zhvillim dhe me nevoja të posaçme nuk do të mbajnë maska në shkolla

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka vendosur që fëmijët të cilët kanë pengesa në zhvillim dhe me nevoja të veçanta të mos mbajnë maska në shkolla.

“Qeveria sot solli disa ndryshime dhe plotësime të Protokollit për realizimin e procesit edukativo-arsimor dhe ka sjellë vendim që fëmijët me nevoja të posaçme dhe pengesa në zhvillim, të lirohen nga obligimi për mbajtje të detyrueshme të maskës në shkolla, nëse paraqesin vërtetim mjekësor për gjendjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell Schoolture.info