VENDIMI/ Nesër KSI vendos se si do të vazhdojë mësimi në shkollat e mesme në Gostivar

Kthimi i nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar varet nga përgjigja e Komisionit për Sëmundje ngjitëse. Mësimi me prani fizike u anulua për dy javë për shkak të gjendjes së rënduar epidemiologjike në Komunën e Gostivarit.

Nga vetëqeverisja lokale shprehen optimistë se së shpejti do të ketë mësim me prezencë fizike për shkak se numrat janë në rënie.

Në Sektorin për Arsim në Komunën e Gostivarit vlerësojnë se gjendja pas valës së fundit të pandemisë është përmirësuar dhe kanë dërguar kërkesë në MASH dhe KSI për udhëzime rreth organizimit të mësimit.

“Presim informacione nga MASH dhe KSI nëse të mërkurën do të fillojë mësimi me prezencë fizike ose të hënën e ardhshme. Duke pasur parasysh gjendjen, mendoj se nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore”, tha Aslijan Snopçe, përgjegjëse për arsimin në Gostivar.

Në shkollat fillore në Gostivar të cilët filluan vitin mësimor me prani fizike ka nëntë mësues dhe dy nxënës të infektuar me coronavirus, ndërsa dy paralele janë të izoluara.