UNSHM fton nxënësit të aplikojnë për pozitën e Ambasadorit rinor

UNSHM fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga viti i parë, i dytë dhe i tretë të aplikojnë për pozitën e Ambasadorit rinor në UNSHM për qytetet e tyre. Funksioni i ambasadorit është të përfaqësojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme në qytetin e tyre. Afati i fundit për aplikim është 12 Prill 2021 (e hënë). Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/yKbUugYxAZfbSx7S9.