Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka shpallur Programin për bursa për vitin akademik 2023/2024.
“Si institucion i arsimit të lartë me përgjegjësi shoqërore, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin e Ballkanit duke ofruar bursa deri në 100% për studentët më të talentuar dhe më të suksesshëm.
Programi i Bursave IBU 2023/2024 është i zbatueshëm për studentët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:
Maqedonia e Veriut,
Shqipëri,
Bosnjë dhe Hercegovinë,
Kosovë,
Mali i Zi,
Serbi
Programi i Bursave është i kufizuar në kuotën e studentëve për të gjitha programet e akredituara të studimit.
Fushata do të vazhdojë deri më 30 shtator 2023.
Programi i Bursave IBU sponsorizohet nga Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “ÜSKÜP”, themelues dhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik”, thuhet në njoftimin e UNB.
Më shumë detaje: