Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk janë në Listën e Shangait për Universitete më të mira në botë

Universitet nga Maqedonia e Veriut nuk janë në rangimin e ri Akademik të Universiteteve në botë, gjegjësisht lista e Shangait, në të cilin janë gjetur 1000 institucione të arsimit sipëror, raporton Schoolture.

Në rangimin më të ri në botë për vitin 2022 në listën e Shangait, në 100 vendet e para, 39 janë nga SHBA.

I pari në listë është Universiteti i Harvardit, dhe përpos dy nga Britania- Universiteti nga Kembrixhi në vendin e katërt dhe Oksfordit në vendin e shtatë, 15 vendet e para në listë i mbajnë Universitetet nga Amerika.

Kina ka 9 universitetet të në 100 vendet e para, Gjermania katër, ndërsa në mesin e 100 më të mirëve janë edhe universitetet nga Franca, Suedia, Danimarka, Zvicra, Izraeli, Japonia, Australia, Kanada…

Vendet e rajonit kanë Universitete të ranguar në 1000 vendet e para. Në mes 301 deri 400 është universitetet nga Athina, universitetet nga Beogradi, Zagrebi dhe Lubjana janë nga vendet 401 deri 500, ndërsa me renditje mes 901 dhe 1000 janë universiteti në Novi Sad.

Schoolture.info