Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe sivjet nuk janë në Listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit nuk gjenden në listën e Shangait për 1.000 universitetet më të mira të botës.

Për të qenë në këtë listë universitetet duhet të përmbushin një sërë kriteresh si punimet shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numrin e fituesve të Çmimeve Nobël dhe Medaljet Fildsov.

Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë, 17-vite me radhë është Universiteti i Haruardit, në vendin e dytë Stenfordi në SHBA dhe në vendin e tretë Universiteti Britanik i Kembrixhit.

Universiteti më i mirë i Maqedonisë “Shën Cirili dhe Metodij”, në rang liste në botë është në vendin 1.568, Universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” në vendin 3.279,Universiteti i EJL-së në vendin 3.881, Universiteti Shtetëror i Tetovës në vendin 4.912, ndërsa Universiteti i Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” në vedin 5.697.