UEJL: DEBAT PËR KONCEPTIN “NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË”

Diskutim publik mbi draft-tekstin e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmi në Republikën e Maqedonisë Veriore është mbajtur sot në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë. Kjo stategji institon në orar të përbashkët mësimor në mes komuniteteve të ndryshme, të jetë i obligueshëm mësimi i gjuhës maqedonase për nxënësit e etnive tjera që nga klasa e parë, por edhe nxënësit maqedonas ta keni obligim mësimin e ndonjë gjuhe tjetër të etnive që jetojnë në vend, qoftë shqip, turqisht, gjuhën rome, vllehe, varësisht nga komunat ku jetojnë.

Rrënjët e segregacionit dhe ndasive në shoqëri gjenden në arsim- kanë tërhequr vërejtjen organizatat joqeveritare në debatet ku prezantohet draft-teksti i Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit “një shoqëri për të gjithë dhe intekulturalizmi”. Koordinatori Kombëtar Robert Allagjozovski gjatë debatit në UEJL të Tetovës, theksoi se kjo strategji duhet të zvogëlojë ndarjen në shoqëri.

“Stategjia duhet të zvogëlojë ndarjen në shoqëri parasegjithash atë etnike, duhet të motivojë praktikën shumë gjuhësore dhe mësimin e gjuhës së tjetrit. Në lidhje me këtë pikërisht përvojat e ekspertëve dhe komunitetit akademik, njerëzve që me vite punojnë në zhvillimin e këtyre praktikave. Fusha kyçe është arsimi, ne e kemi shënjestër arsimin fillor, ndërsa nuk anashkalohet arsimi i mesëm dhe ai i lartë”. –tha Robert Allagjozovski-Koordinator.

Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, theksoi se si universitet japin kontributin në shoqëri për avancimin e marrëdhënieve shoqërore.

Pas propozimeve dhe sugjerimeve nga OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe akademikëve, pritet që në shtator të përgatitet teksti përfundimtar i Strategjisë Kombëtare që duhet të miratohet në Qeveri dhe të votohet në Kuvend. Qëllimi i kësaj strategjie është që të zvogëlohen ndasitë në shoqëri, para së gjithash, ato etnike dhe të inkurajohet praktika multigjuhësore. /KlanMaqedoni/