Tetovë-Gostivar-Çair: Për gjashtë muaj 439 nxënës shpërngulen jashtë vendit

143 nxënës  të shkollave fillore dhe 59 nxënës të shkollave të mesme të Tetovës, vetëm gjatë këtij viti shkollor,  kanë marrë fletëshpërngulje si arsye emigrimit. Shumica e tyre, sic njofton KlanM, kanë shkuar për në Gjermani por edhe shtete tjera si Italia dhe Zvicra.

E situata thuajse e njëjtë është edhe në Gostivar, ku 115 nxënës nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, së bashku me prindërit e tyre, në kërkim të një jete më të mirë, janë larguar dret perëndimit.

Sociologu Ali Pajaziti, sic njofton KlanM, këtë dukuri e shikon si çështje jo vetëm ekonomike por multi kauzale.

“Kjo është çështje multi-kauzale, duke filluar nga papunësia, mosfunksionimi i shtetit, çështja e sigurisë dhe shumë gjera tjera ndikojnë tek të rinjtë dhe thonë se ky shtet nuk behet dhe se nuk ka perspektivë dhe ardhmëri”, thotë sociologu, Ali Pajaziti.

E ngjashme është situata edhe në Komunën e Çairit, ku siç njofton KlanM, 60 nxënës të shkollave fillore kanë marrë fletëshpërngulje si shkak i emigrimit vetëm në këtë vit shkollor. Vetëm nga Shkolla Fillore “Vasill Gllavinov” të kësaj komune janë shpërngulur 27 nxënës. Nga 6 nxënës janë shpërngulur nga Shkollat Fillore “Hasan Prishtina” dhe “Tefejuz”, nga 5 nxënës nga Shkollat Fillore “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi” nga 4 nxënës nga Shkollat fillore “Kongresi i Manastirit” dhe “Liria”, dhe 3 nxënës nga Shkolla Fillore “7 marsi”. Tek shumica e kërkesave për shpërngulje kryeson shteti i Gjermanisë.

(3:50) “Shifrat janë trishtuese, brenda gjashtë muajve të shpërngulen 400-500 familje nuk është pak, ne shohim çdo ditë shtëpi ku fiken dritat dhe më nuk ndizen, gjithnjë e më tepër kemi shtëpi të pa banuara dhe më gjase do të na kapë sindromi i vendbanimeve të zbrazura”, tha Pajaziti.

Shifra të ngjashme vërehen edhe tek Komuna më të vogla. Sipas informacioneve zyrtare nga Komuna e Bogovinës, sic njofton KlanM, janë shpërngulur 47 nxënës kurse nga Komuna e Zhelinës – 15 nxënës nga tri shkolla fillore të cilët kanë marrë fletëshpërngulje si shkak i emigrimit kryesisht për në Gjermani./KlanMacedonia