Tetovë, Forumi Rinor Arsimor do të hap Klubin e Drejtësisë “Mësojmë Drejtësi”, ja si të jeni pjesë e saj


Forumi Rinor Arsimor do të hap Klubin e Drejtësisë “Mësojmë Drejtësi” edhe në qytetin e Tetovës. Njoftimin për hapjen e Klubit e ka bërë, Adem Jashari nga Tetova, i cili ka ftuar gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në hapjen e Klubit të Drejtësisë

“Të dashur nxënës të shkollave të mesme të Tetovës, Forumi Rinor Arsimor do të hap Klubin e Drejtësisë “Mësojmë Drejtësi” edhe në qytetin e Tetovës. Klubet Mësojmë Drejtësi janë të fokusuara në edukimin e të rinjve për të drejtat dhe liritë qytetare dhe politike, demokracinë dhe konceptin e së drejtës, Bashkimit Evropian dhe procesin euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Klubi funksionon në bazë të principit të arsimit joformal dhe përmes metodave interaktive dhe ligjeratave interaktive, të cilat dallojnë nga ato ligjerata tradicionale sikur ata të shkollave. Ligjërues për Tetovë jemi unë dhe Blerta Iljazi”, ka shkruar Jashari në rrjetin social fejsbuk, përcjell Schoolture.info.

Çdonjëri që është i interesuar mund të paraqitet duke klikuar në këtë LINK.