Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

TESTIM KUALIFIKUES NË TRE SHKOLLA TË MESME, NË “ORCE NIKOLLOV” NUK DO TË MBAHET TESTIM ËSHTË MIRATUAR EDHE NJË PARALELE

Në Gjimnazin e Shkupit “Orce Nikollov” nesër nuk do të ketë testim kualifikues siç u paralajmërua paraprakisht për shkak numrit të madh të nxënësve të paraqitur me numër të njëjtë të pikëve nga vendet e parapara në Konkurs.

Në ueb faqen e saj gjimnazi publikoi se testimi nuk do të mbahet pasi MASH ka miratuar paralelen e katërt bilinguale angleze por edhe ta mbrojë shëndetin e nxënësve.

Siç kumtuan nga MASH të premten për MIA-n, në këtë shkollë të mesme e Shkupit ishte planifikua testimin kualifikues të mësimit dygjuhësh në anglisht, në lëndën e anglishtes. Janë paraqitur 145 nxënës me maksimum 75 pikë, dhe
sipas konkursit, 136 duhet të pranohen.

Kjo shkaktoi reagime në disa nga tre shkollat e mesme të tjera me drejtimin shëndetësor ku vetëm për infermiere janë paraqitur më shumë nxënës me numër të njëjtë pikësh. Nesër prej orës 10 për këto kandidatë do të ketë
testime kualifikuese dhe nga rezultatet do të varet lista përfundimtare për pranimin e nxënësve në këtë vit të parë në vitin 2020/2021.

Bëhet fjalë për SHMQM “Dr Pançe Karagjozov” në Shkup ku për infermiere në mësimin në gjuhën shqipe në të cilën janë paraparë 102 nxënës në tre paralele, ndërsa me numër të njëjtë të pikëve janë paraqitur 166 nxënës.

SHMQ “Dimitar Vllahov” në Strumicë, në drejtimin mjekësor- infermiere në gjuhën maqedonase , të lira janë 34 vende gjegjësisht një paralele, ndërsa me pikë të njëjta janë paraqitur 39 nxënës, si edhe në SHMM “Gjorçe Petrov” në
Prilep në drejtimin e mjekësisë – infermiere në gjuhën maqedonase për 34 vende gjegjësisht për një paralele kanë konkurruar 44 nxënës me pikë maksimum (75)./MIA/