Spasovski përmendi dy shtete nga vijnë emailet kërcënuese për bombë

Hetimi është shumë i ndërlikuar, jo sepse marrin pjesë shumë departamente të MPB-së, por është kompleks sepse po i përcaktojmë IP adresat, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për njoftimet për bomba në shkollat ​​e Shkupit, gjatë një paraqitjeje për TV 24.

“Ky është edhe qëllimi i kërcënimeve të tilla terroriste për të shkaktuar destabilizim dhe pasiguri në institucione. Ka disa veçori, të gjitha false, por secila duhet të trajtohet sipas protokollit. Dërgohen nga jashtë Kroacisë, Zvicrës, krijohen emaile virtuale. Të gjithë provajderët e internetit që mund të krijojnë një lidhje të tillë duhet të japin përgjigje dhe ne i përcjellim në departamentin për terrorizëm”, tha Spasovski.

Së fundmi Spasovski, pati deklaruar se qëllimi i raportimeve për bombat e rreme që ndodhin në disa shkolla të mesme të Shkupit është që të ndikohet në situatën politike në vend, në kapacitetin e institucioneve dhe të qytetarëve duke shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Ai theksoi në intervistë se për çdo raportim të tillë ka protokolle, të cilat duhet të respektohen pavarësisht shkallës së probabilitetit për vendosjen e bombave, që sigurisht harxhon shumë forcë dhe energji, por thekson se policia është absolutisht e gatshme me gjithë potencialin dhe kapacitetin e tyre dhe për shkak se më shumë sektorë janë të përfshirë në të gjithë këtë proces