Sot filloi afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit sot dhe nesër zhvillohet procesi i regjistrimit të nxënësve. Në gjimnazin “Zef Lush Marku” vetëm sot janë regjistruar rreth 120 nxënës, ndërsa në gjimnazin “Cvetan Dimov” janë regjistruar rreth 140 nxënës kryesisht në drejtimin ekonomik, njofton Alsat-M.tv.

“Na kanë ngelur edhe 223 vende të lira. Deri më tash janë paraqitur afër 120 nxënës. Në shkollën tonë ekzistojnë gjashtë drejtime”.- theksoi Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.

Afati i tretë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme është më 1 korrik.