Si të mësoni më shpejt?

“Stanford Medicine” e ka quajtur privimin e gjumit tek adoleshentët “epidemi”, duke e ndërlidhur atë me shumë pasoja shëndetësore – siç është paaftësia për t’u përqendruar, notat e dobëta në shkollë, aksidentet e vogla të komunikacionit si pasojë e shpërqendrimit, shqetësimi, depresioni dhe mendimet për vetëvrasje.

Por, një studim i ri i ka konfirmuar përfitimet shëndetësore të gjumit mes sesioneve të studimit, duke treguar se gjumi e bën më të lehtë t’i kujtoni atë që i keni studiuar dhe t’i mësoni prapë ato që i keni harruar. Më konkretisht, shkencëtarët kanë hulumtuar mënyrën se si përsëritja dhe gjumi ndikojnë në kujtesë kur kombinohen.

Rezultatet e tyre kanë treguar se gjumi mes sesioneve të mësimit shpie në avantazh të dyfishtë, ku e zvogëlon kohën që e shpenzoni duke i ri-mësuar gjërat që i keni harruar.

Udhëheqësit e këtij hulumtimi kanë konkluduar se gjumi mes sesioneve të mësimit mund të jetë mënyra më e lehtë dhe më efektive për t’i mbajtur në mend informacionet përgjatë periudhave të gjata kohore, e njëkohësisht të kaloni më pak kohë duke mësuar.