Shpërblim prej 10.000 denarë për nxënësit e shkollave të mesme fitues në garën “Lider i profesionit 2019”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot ndau diploma për fituesit pjesëmarrës në garën “Lider 2019” me çka ata u shpallën zyrtarisht për lider në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre. Në garën e organizuar tani më gjashtë vite radhazi në mes nxënësve të shkollave të mesme, garuesit i prezantojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike për profesionin që ata studiojnë edhe atë së pari në nivel të shkollës dhe më pas në nivel shtetëror.

Këtë vit janë shpallur lider nxënësit e shkollave të mesme në 9 drejtime për aq sa edhe kanë konkurruar nxënësit për garim. Përveç diplomës, çdo nxënës – lider i profesionit, si dhe mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për pjesëmarrje në garë do të marrë shpërblim edhe në të holla nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vlerë prej 10,000 denarë.

“ I uroj të gjithë fituesit e garës dhe gjithashtu Ju uroj suksese edhe më të mëdha gjatë arsimimit të tyre . Atë që e kanë mësuar, mendoj se e kanë përvetësuar mirë, duke pasur parasysh se janë shpërblyer me vendet e para, dëshiroj që në të ardhmen të ju sjell një punë stabile dhe të paguar mirë . “, tha Ademi, duke shprehur falënderime për të gjithë nxënësit e tjerë që shprehën interes për të marrë pjesë në këtë garë, duke shtuar se fryma konkurruese është shumë e rëndësishme dhe e bën më të lehtë rrugën drejt suksesit.

Ademi theksoi se në të ardhmen do të bëjë përpjekje edhe më të mëdha që garimi të organizohet në nivel më të lartë dhe me pjesëmarrjen e sa më shumë nxënësve, gjithashtu paralajmëroi vazhdimin e planit për përparimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit profesional dhe trajnimit për të cilën gjë edhe e theksoi se ky lloj arsimimi ofron prosperitet më të madh për secilin që do të vendos të arsimohet në ndonjë profesion që është më deficitar.

“Realizimi i shumë masave, projekteve dhe aktiviteteve të suksesshme nga plani i zhvillimit, promovimit dhe rritjes së atraktivitetit të arsimit profesional si dhe përgatitja e mbi 1000 programeve të reja mësimore, pajisja e shkollave dhe futja e konceptit të arsimit dual , më japin motiv që të vazhdojmë me idenë për krijimin e një sistemi arsimor bashkëkohor dhe konkurrues ku arsimi profesional do të jetë shtyllë kryesore dhe kreator i potencialit kadrovik i cili do të ndërtojë të ardhmen e vendit” theksoi Ademi.

Këtë vit në kuadër të garës “ Lider” vendet e para i fituan Brankica Nestorovska nga SHMK “ Dobri Daskallov” nga Kavadari drejtimi ekonomi- juridik dhe tregti, Marija Guxhevska nga SHMK “ Aco Ruskovski” Berovë drejtimi tekstil- lekurë, Angel Nasev nga shkolla e mesme -Manastir “ Gjorgji Naumov”në drejtimin elektroteknikë, Marko Llazareviq – “ Dimitrija Çupovski” – Veles drejtimi kimi- teknologji, Rijad Bavqari nga QSHQK “Boro Petrushevski” – Shkup , në drejtimin- makineri, Darko Naumovski – QSHKEM „ Shën Naum Ohridski”- Ohër në drejtimin komunikacion, Angell Atanasov nga shkolla e mesme – Strumicë “ Nikolla Karev” drejtimi ndërtimtari – gjeodezi, Darko Jovanov nga SHMK “ Koço Racin” – Sveti Nikollë në drejtimin bujqësi veterineri dhe Stefan Avramovski nga “ Vanço Pitosheski” në Ohër drejtimi hotelieri – turizëm.