SHKOLLA NË LIKOVË/ MSH promovon investimin 9.5 milionë denarë për 260 nxënës

Gjatë periudhës së kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës përveç që u fokusua në zbatimin e proceseve themelore reformuese në arsimin fillor, por edhe në trajnimin e kuadrit mësimor cilësor, përforcoi edhe  investimet në objektet shkollore në secilën komunë dhe vendbanim, me qëllim që të përmirësoj  kushtet për mësimdhënien e secilit fëmijë. Kështu që investojmë  drejtpërdrejt tek fëmijët, të rinjtë,  dhe tek gjeneratat e  ardhshme.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila sot së bashku me kryetarin e komunës Erkan Arifi dhe deputetin Arbër Ademi vizituan SHFK “Diturija” në Komunën e Likovës, ku në rrjedh janë punimet për riparimin e fasadës së objektit dhe renovimin e tualeteve dhe  brendësinë.

“Me investimin total prej rreth 9,5 milionë denarë, mjete të ndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sigurojmë kushte më të mira mësimore për 260 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën në Likovë. Me këtë projekt për rehabilitimin e objektit shkollor, duhet të mundësohet krijimi i kushteve për një proces normal mësimor, si dhe vendosja e materialeve sipas të gjitha standardeve dhe normave në fuqi dhe plotësimi i kushteve për efikasitetin energjetikë, siç i ngjanë objekteve shkollore  bashkëkohore. “, tha Carovska.

Carovska vizitën e shfrytëzoi edhe për takime me drejtorin, mësimdhënësit dhe nxënësit, me të cilët disakutuan për proceset reformuese që kemi filluar në arsimin fillor dhe nga siç thanë ata, gjithçka po shkon sipas planit dhe dinamikës së planifikuar.

“Ky dhe shumë projekte të tjera të pushtetit qendror janë më shumë dëshmi se ne punojmë me përkushtim për çdo komunë të vendit tonë, për çdo fëmijë për çdo qytetar. Kjo shihet në përkushtimin tonë si Ministri në rritjen në mbi 1 miliard denarë për investime kapitale, në fushën e arsimit, mjete që i destinuam dhe i ndërtojmë sipas planit në interes të çdo fëmije në komunat ku është më së shumti e nevojshme. Dëshiroj realizim të suksesshëm dhe në kohë të rekonstrukcionit dhe sanimit me shpresë se nga rezultati të gjithë do të jenë të kënaqur”, tha Carovska.