Shkolla e Tetovës ka pajisje speciale për shikim, dëgjim dhe të folur të dëmtuar, por nuk ka interesim për vizitë të nxënësve

Në shkollën fillore “Vëllezërit Migjeni” në lagjen Drenovec ka klasë speciale e pajisur për fëmijë me shikim të dëmtuar dhe pengesa tjera, por interesim ka pak, kështu që vetëm pesë fëmijë atje përcjellin aktivitete jashtëmësimore. Dy fëmijë të verbër dhe një me shikim të dëmtuar dhe edhe dy fëmijë me sindromën daun vijnë në mësim në klasë e cila ka llojllojshmëri pajisjesh. Klasa është e pajisur me projekt të agjencisë amerikane për ndihmë ndërkombëtare USAID që të rriten mundësitë arsimore për fëmijët me pengesa dhe shikimin përmes edukimit dhe qasjes nëm arsim, si dhe zbulim i hershëm i sëmundjeve të hershme të syve. Komponentat arsimore, mjekësore dhe sociale janë ruajtur gjatë organizimit të kësaj klase. “Në këtë qendër ka kushte të mira për nxënës me shikim, dëgjim dhe të folur të dëmtuar. Ajo që është më me rëndësi që ky projekt na mundëson që nxënësit tanë të mësojnë përmes aparaturave më moderne që në botë gjendjen shumë rrallë. Në këtë kabinet kemi makinë për mësimin e Alfabetit të Brajovit, librat e Brajovit nga të gjitha botimet, të gjitha lëndët. Ka pajisje ndihmëse vizuale – llupa për rritje, kompjuterë për rritje të tekstit, video-foto, fjuzerë, pajisjes ndihmëse sociale për matematikë, libra me alfabet të Brajovit në gjuhën shqipe, maqedonase, 70 libra audio”, thotë defektologia, Almira Bakija.

Sipas komponentave mjekësore janë parashikuar kontrolle mjekësore dhe kontrolle të syve tek fëmijët me zbulim të hershëm të problemeve. Në kuadër të komponentës sociale parashikohet mësim shtesë gjegjësisht kurse për kompjuterë, gjuhë angleze, ndriçim dhe ngjashëm. Kjo qendër ekziston nga viti 2014, e financuar nga USAID-i, e mbështetur nga Universiteti i Evropës Juglindore. /MIA/