Dy shkolla në Komunën e Aerodromit mëngjesin e sotëm janë kërcënuar me bombë, bëhet fjalë për shkollën “Aleksandar Makedonski” dhe “Llazo Angellovski”. Alarme për bomba edhe në disa shkolla të komunës së Çairit, mes tyre dhe Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit. Nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit e tjerë janë evakuuar dhe për momentin policia po kryen kontrolle të detajuara.
Alsat mëson se edhe në adresën elektronike të gjimnazit Zef Lush Marku ka arritur një e-mail kërcënues, për vendosjen e mjeteve shpërthyese.
As gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” nuk mbetet imun ndaj kërcënimeve me bomba. Mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të kësaj shkolle ka arritur kërcënim për bombë të vendosur.
Pas alarmeve të shumta për bombë në shkollat e mesme, qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore, së fundmi cak i këtyre kërcënimeve janë edhe shkollat fillore.