RAPORTI/ Gjendja me koronavirusin nëpër çerdhe

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska vlerëson se gjendja në çerdhet e vendit mbetet e qetë, kur bëhet fjalë për pandeminë Covid 19. Javën e kaluar në nivel shtetëror, janë raportuar 9 raste të reja tek fëmijët dhe 20 të punësuarve në çerdhe me virusin korona.

Dua të theksoj se 76 % nga të punësuarit në çerdhe janë të vaksinuar dhe kjo paraqet siguri shtesë edhe për ne si shtet por edhe për prindërit që ti dërgojnë fëmijët në çerdhe”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ajo tha se për momentin nuk paraqitet nevoja për rritje të numrit të fëmijëve në grupe pasi nuk është plotësuar numri i parashikuar i vendeve të lira prej mbi 28 mijë.

Prezenca e fëmijëve në çerdhe është evidente, në bazë të protokolleve ka vend për rreth 28.500 fëmijë megjithatë ai kapacitet nuk është I plotësuar, ka diku mbi 18 mijë fëmijë të vendosur tashmë në çerdhe. Ajo që dua ta theksoj është se ne vazhdimisht po kryejmë kontrolle rreth respektimit të masave për mbrojte nga Covid 19 në çerdhe”, theksoi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit publik, në periudhën prej 27 shtator deri më 3 tetor, numër më i vogël i të infektuarve më virusin korona është regjistruar te mosha 0 deri në 9 vjet, gjegjësisht 86 të infektuar ose 3.2 %. /Alsat/