Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka përfunduar me sukses projektin “Ndërtojmë besim”. Fenomeni i gjuhës së urrejtjes dhe mungesës së besimit tek komunitetet është ende prezent në shoqërinë tonë, andaj nga Qendra “Racio” ka vlerësuar që nëpërmjet këtij projekti të prezantohen rreziqet që i bartë në vete dhe të jepen zgjidhje adekuate se si të arrijmë deri tek një pikë ku do të kontrollohet ose të zhduket tërësisht kjo dukuri.
Për këtë qëllim janë mbajtur disa punëtori ku nxënësit shprehën idetë e tyre rreth parandalimit të gjuhës së urrejtjes.
Më pas atyre u është dhënë detyrë të shkruhet ese lidhur me pasojat që sjellë gjuha e urrejtjes.
Si pjesë e projektit ishte edhe publikimi i disa video mesazheve të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të projektit. Kujtojmë se ky është viti i dytë që Qendra Racio e realizon një projekt të tillë me përkrahje të Ministrisë për Sistem Politik.