Qyteti i Shkupit ndan bursa për nxënës të shkollave të mesme me aftësi të kufizuara

Si parti e përgjegjshme edhe në nivel lokal dhe në at qendror sigurojmë kushte më të mira dhe mundësi të barabarta për të gjithë, ndërsa  fokus të veçantë vëmë te personat me aftësi të veçanta.

Nga ky vit shkollor, Qyteti i Shkupit për herë të parë jep bursa për nxënës të shkollave të mesme, persona me aftësi të kufizuara.

Njëzet e pesë nxënës me aftësi të kufizuara në shkollat e mesme në Shkup do të marrin bursë mujore në vlerë prej 3.000 denarë gjatë 9 muajve.

Procesi i aplikimit është në vijim  dhe i inkurajojmë të gjithë të cilët i përmbushin kriteret për këtë masë të paraqiten në thirrjen.

RSDM si pjesë e LSDM-së aktivisht punon në krijimin e politikave rinore cilësore që e përmirësojnë jetën e përditshme të të rinjve.

Mbesim të përkushtuar në përpjekjet e të rinjve që të marrin kushte më të mira dhe më tepër mundësi që të mesin këtu, në atdheun e tyre.

Deklaratë e Gordan Shutarovit të LSDM-së