Që nga hapja e shkollave 76 nxënës dhe 167 arsimtarë me koronavirus

Ministrja e Arsimit Milla Carovska ndau shifrat se sa nxënës dhe arsimtarë apo profesorë janë infektuar me Covid-19, që nga tetori kur u hapën shkollat. Pozitivë deri më tani me korona kanë rezultuar 76 nxënës, ndërsa arsimtarë janë 167, përcjell TV21. Kjo tregon se protokollet janë zbatuar plotësisht dhe se deri më tani nuk ka përhapje të brendshme të koronavirusit në shkolla, vlerëson Carovska.