Punonjësit në çerdhet do t’i marrin rrogat të plota, arrihet marrëveshja mes Ministrisë dhe SASHK-ut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pas takimit me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovski, tha se të dy palët janë pajtuar për të nënshkruar ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilat rregullohet pagesa dhe e kontributeve gjatë grevës.

“E fundja është fillimi i procesit për nënshkrimin e marrëveshjes së re kolektive, menjëherë pas 24 maj, vazhdojmë me punën e grupeve punuese të cilët janë formuar dhe definuar nga të dyja palët dhe deri në fund të muajit maj do ta sjellim marrëveshjen e re kolektive që nënkupton më tepër të drejta për të punësuarit në çerdhet”, tha Trençevska.

Nga ana tjetër kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov u shpreh se ajo që ishte kontestuese, pagesa e mëditjeve për punonjësit në çerdhe, sot me ndryshimin në marrëveshjen kolektive në  këtë pjesë është rregulluar.  

“Ministria e Punës para se gjithash ministresh kishin mirëkuptim për atë që e kërkuam, u pajtuam edhe për këtë pjesë dhe mendojë se në tërësi, pëskaj atyre 15% rritje të dakorduar, edhe fillimit të marrëveshjes së re kolektive, vlerësoj se ky proces greve dhe bisedime është mbyllu”, tha Nedellkov.