Prej 1 qershorit deri më 13 qershor matura shtetërore, janë paraqitur 15 553 kandidatë

Testi i gjuhëve të huaja (angleze, franceze, gjermane ose ruse) nga 1 qershori prej orës 10 është i pari prej tre provimeve eksterne të maturës shtetërore për vitin shkollor 2018/2019. Për maturën këtë vit janë paraqitur gjithsej 15 553 nxënës, prej të cilëve 7 692 janë nga arsimi i gjimnazit, 7 604 nga arsimi i mesëm profesional dhe 257 nga shkolla e mesme e artit.
“Është vërejtur se gati kemi barazim në numrin e kandidatëve nga gjimnazet dhe nga shkollat e mesme profesionale, që është edhe tendencë – që të rritet numri i kandidatëve për provimet nga arsimi i mesëm profesional”, deklaroi për MIA-n Lidia Gjoshevska, drejtoreshë e Qendrës për provime shtetërore.
Për provimin e gjuhës së huaj për të shtunën janë paraqitur: 14 413 për gjuhën angleze, 59 për gjuhën franceze, 201 kandidatë për gjuhën gjermane dhe 15 për gjuhën ruse.
Pas një jave nga provimi i parë ekstern, të shtunën më 8 qershor, do të mbahet provimi ekstern në gjuhën amtare (maqedonase, shqiptare ose turke) dhe literaturë, për çka gjithsej janë paraqitur 15 279 maturantë. Sipas të dhënave të QPSH, gjuhën maqedonase do ta japin 10 386 maturantë, atë shqipe 4 566 dhe turke 327.
Më 11 qershor është provimi i tretë ekstern. Risi këtë vit është se në mesin e lëndëve për herë të parë mund të zgjedhet edhe sociologjia, për të cilin janë paraqitur 569 kandidatë. Si edhe në provimet e kaluara shtetërore të maturës, më së shumti të paraqitur ka për biznes (4 206),për histori 2 407,biologji do të japin 3 631, filozofi 2 691, kimi 227, fizikë 128 dhe estetikë 166 maturantë.
Më 13 qershor është testi i matematikës me 2 409 kandidatë të paraqitur.
Për zbatimin e maturës shtetërore janë angazhuar 2.388 mësimdhënës-testues dhe 200 vëzhgues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Provime Shtetërore dhe nga Byroja për Zhvillim të Arsimit.
Në bazë të afatit ligjor, sipas të cilit rezultatet e para duhet të publikohen më së voni një muaj pas mbajtjes së provimit të fundit, ata priten deri më 13 korrik të vitit 2019.
Kandidatët që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore ose jo në tërësi, do të mundet që përsëri të hynë në sesionin e gushtit, më 12, 13, 14 dhe 15 gusht kur provimet janë në orar të njëjtë si dhe në qershor.
Projekti matura shtetërore në vend organizohet nga viti 2007. Matura e dhënë shtetërore është kusht për regjistrim në fakultet. Maturantët që nuk planifikojnë arsim të lartë, japin maturë shkollore.