Ministria e Arsimit së bashku me institucionet tjera po bën analiza pas denoncimeve masive për bomba në shkollat dhe problemet me platformat për mësim online që të miratohen rekomandime të reja.
Ministri Jeton Shaqiri thotë se po shqyrtohet mundësia që mësimi të shkojë tërësisht online, por vendimi i tillë është i rëndë për tu marrë.
“Nuk shpejtojmë ta sjellim atë vendim. Nuk është vendim i lehtë, do të duhet t përfshihen shkollat fillore dhe të mesme. Një pjesë e shkollave nuk kanë emaila por marrin kërcënime, emailat dërgohen në grupe tek të gjithë dhe sipas të dhënave të MPB-së reagohet edhe në shkollat të cilat nuk e kanë hapur emalin”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.