Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skollodovska” do të fillojë një ndërhyrje për rikonstruimin e fasadës së objektit të kësaj shkolle. Objekti në fjalë është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa fasada e saj është prej qelqi, gjë e cila shkakton probleme në mbajtjen e temperaturës së përshtatshme gjatë dimrit dhe verës. Investitor i këtij rekonstruimi do të jetë Qyteti i Shkupit me buxhet prej 44 milionë denarë. Ndërhyrjet konstruktive pritet të mbarojnë para fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020.
“50 vite nuk është investuar në objektin e kësaj shkolle, andaj me këtë ndërhyrje do të përmirësohet gjendja me efikasitetin energjetik të shkollës sonë dhe njëkohësisht objekti do të marrë pamje moderne. Momentalisht nuk kemi nevojë për zgjërim, mirëpo kemi nevojë për modernizim të aparaturave në laboratoret tona, të cilat ju duhen nxënësve tanë për ta realizuar mësimin praktik.”, deklaroi Blerim Nebiu – drejtor i SHMQSH “Marija Kiri Skllodovska”.