Nxënësit më të mirë të komunës së Karposhit në pushim në Greqi

Gjithsej 103 nxënës nga Komuna e Karposhit mëngjesin e sotëm janë nisur për në pushim në Republikën e Greqisë. Bëhet fjalë për tetë nxënës më të mirë të gjeneratës, 38 nxënës me rrezik social dhe 57 sportistë.

Nga Komuna e Karposhit thonë se këto janë nxënës të cilët gjatë vitit të kaluar kanë treguar rezultate më të mira në pjesën e mësimit dhe në sport.

Siç informojnë ata, nga ky vit është rritur numri i nxënësve, dhe bashkësia lokale ka vendosur që të ju jep hapësirë edhe nxënësve që janë të rrezikuar ekonomikisht.

Me qëllim  përkujdesjen e nxënësve, prezent janë edhe persona nga komuna e Karposhit, përfaqësues të Repartit për arsim dhe Repartit për sport dhe kulturë. Në mënyrë shtesë për fëmijët do të përkujdesen edhe trajner të autorizuar. /Schoolture.info/