Nxënësit e klasës së parë në vitin shkollor 2021/22 do të mësojnë me programet e reja

Nxënësit e klasës së parë në vitin shkollor 2021/2022 do të mësojnë në bazë të programeve të reja që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka miratuar me propozim të Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

Byroja sot ka njoftuar se programet mësimore periudhën e kaluar janë përpunuar nga grupe pune të formuar nga Byroja, të përbëra nga këshilltarë, mësimdhënës nga shkollat fillore dhe profesor universitar.

“Gjatë tërë procesit të përpunimit të programeve, grupet punuese janë konsultuar edhe me ekspertë të fushës ku bazohet koncepti i ri: barazi gjinore, inkluzivitet dhe multikulturalizëm, si dhe mbrojtje të ambientit jetësor, respektimit të drejtave dhe ngjashëm. E tërë  puna e grupeve punuese ishte e koordinuar dhe e udhëhequr nga një pjesë e ekspertëve të cilët e kanë përgatitur konceptin që të sigurohet pajtueshmëri e programeve arsimore me Konceptin dhe me të gjitha strategjitë dhe qasjet e procesit arsimor dhe mësimit të cilat promovohen me ta”, theksohet në komunikatën e Byrosë.

Përgatiti: Schoolture.info