Nxënësit dalë ngadalë do të kthehen në shkollat, pro duhet të jemi të durueshëm dhe të presim vaksinën, tha Filipçe

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se ka 20.6 për qind ulje të numrit të ri të të infektuarve me koronavirus në krahasim me javën e kaluar.

Ai tha se ka ulje edhe për 40,3 të personave që janë pranuar në spitale.

Për protokollet për punë në shkollat, të cilat duhet të hapen më 1 tetor, tha se rekomandimin që e dha Komisioni për sëmundje ngjitëse është në kontekst të kujdesit maksimal.

“Nxënësit përsëri do të kthehen në bankat shkollore. I pamë përvojat nga Gjermania, Izraeli, SHBA dhe të tjera, ku pas hapjes së shkollave, është dashur sërish t’i mbyllin. Periudha e vjeshtës sjell rrezik edhe prej viruseve tjerë. Mësimi me prezencë fizike duhet të zhvillohet me protokolle të cilat i ka përpunuar Komisioni për sëmundje ngjitëse”, Tha Filipçe.

Ai shtoi se orari i shkollave do të jetë nga ora 07.00 deri në orën 20.00.

Kuadri mësimor duhet të ketë distancë prej 1.5 metra, gjatë hyrjes do të ju matet temperatura njësoj si nxënësve.

“Do të ndalohet përshëndetja me kontakt fizik. Mësimi do të zhvillohet me më së shumti 20 nxënës, me 1.5 largësi. Kur do të ketë kushte mësimi mund të zhvillohet jashtë pa masak. Dita e parë e shkollës do t’i dedikohet vetëm rekomandimeve. Përdorimi i tualeteve do të jetë i kontrolluar. Ushqim secili do të sjellë nga shtëpia”, tha Filipçe.

Nëse zbulohet ndonjë rast në shkollat, menjëherë do të vije epidemiologu lokal, do të kontaktohet mjeku amë dhe do të hetohen kontaktet e nxënësit.

“Nëse respektohen protokollet, mund të kemi vit shkollor të suksesshëm. I kuptoj nxënësit, por ky sistem na mbron të gjithë neve, nuk është zgjidhje por duhet të respektohet. Gjendja nuk do të zgjasë në pafundësi, por duhet ta presim vaksinë, jeni të durueshëm”, tha ministri.

Së bashku me ministren e re të arsimit Milla Carovska u tha se secila shkollë e cila mund të organizoj mësim sipas protokolleve mund të zhvillohet mësimi me prezencë fizike. /Schoolture.info/