Nxënës të shkollave fillore të Aerodromit dhe Zhelinës promovuan integrim ndëretnik

Nxënësit e shkollave fillore “Dimitar Makedonski” nga komuna e Aerodromit dhe “Rametulla Ameti” nga fshati Çiflik, Zhelinë, morën pjesë në një punëtori të përbashkët figurative. Mësimi jashtë klase  e zgjon krijimtarinë tek të rinjtë – ishte motoja e këtij evenimenti që u mbajt në Zhelinë, ndërsa në të cilin marrin pjesë nga dhjetëra nxënës nga klasa e gjashtë dhe e shtatë e të dyja shkollave. “Aktivitetet e tilla përkrahen nga Projekti i USAID North Macedonia për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim dhe kanë për qëllim që të  afrohen komunitetet e ndryshme etnike”, njoftoi komuna e Aerodromit.