Nesër fillon viti shkollor/ Carovska e ka publikuar orarin në TV prej klasës së parë deri të nëntë (FOTO)

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në rrjetin social ka publikuar orarin për mësim në televizion, informon Schoolture.info. “Mësimi në televizion – shikoni orarin e orëve mësimore për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë! Përmbajtjet edukative do të jenë në dispozicion për të gjithë fëmijët, kurse mësimëdhënësit nga nesër do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit e tyre. Ky vit është më ndryshe nga vitet e tjera.U bëj thirrje tek të gjithë të ndjekin protokollet shëndetësore dhe planet mësimore. Të qëndrojnë të sigurt,por më parë të ju mundësojmë fëmijëve të vazhdojnë të mësojnë dhe të zhvillohen”, thuhet në njoftimin e ministres Carovska.