Nedellkov: Presim sot të zgjidhet problemi i pagave në çerdhe

Në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale po mbahet takimi midisë pëfaqësuesve të këtij institucioni dhe atyre të SAShK për gjetjen e zgjidhjes së pagave për të punësuarit në institucionet parashkollore të cilët ishin pjesë e grevës të organizuar nga SAShK.

Kreu i SAShK Jakim Nellkov para se të hyjë në takim tha se presim që sot ta mbyllin këtë çështje.

“Presim që sot të mbyllim çështjen me problemin e pagave, kjo do të thotë që ti marrin pagat e plota në çerdhe ashtu si punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme”, tha Nedellkov.