Mësimi në RMV, me metoda të ndryshmet për të arritur qëllimet e mësimdhënies në secilën lëndë

Third graders participate in the STEAM workshop at Redwood Heights Elementary School in Oakland, Calif., Wednesday, May 17, 2017. STEAM is Science, Technology, Engineering, Art and Math. Photos by Alison Yin for EdSource

Mësimi “online”, ka vështirësuar  zhvillim e orëve mësimore në artin figurativ, edukatën fizike, arsimin muzikor,  të cilat praktikohen përpos nga pjesa teorike, por më shumë nga pjesa praktike. Këto tre lëndë në tërësi ushqejnë imagjinatën dhe zhvillojnë ndjenjën e së bukurës tek nxënësit, duke u krijuar mundësinë atyre të bëhen pjesë e botës që i rrethon. Mirëpo, një mundësi për ta avancuar, nxënësi,  zhvillimin e imagjinatës, në kohën e pandemisë nuk është mundësuar siç duhet, për shkak të vështirësive që sjell mësimi në distancë, shkruan Portalb.mk

Në shkollën fillore “Penko”, në Shkup, arsimtarët lëndor kanë vështirësitë e tyre në lëndët që kërkojnë më shumë praktikë, mirëpo përpiqen që përmes pjesës teorike të përcjellin porosi deri te nxënësit, për të zhvilluar imagjinatën dhe për të mos humbur në temat e përcaktuar, në plan’programin e shkollës.

“Tek ne zhvillohet mësimi në distancë edhe në lëndën e edukatës fizike, muzikë, por edhe art figurative, të cilat lëndë kanë edhe pjesën teorike. Kuptohet se janë lëndë më specifike, të cilat kërkojnë edhe punë praktike. Por, mësimdhënësit e këtyre lëndëve edhe pse kanë vështirësi ato u përcaktojnë detyra nxënësve të tyre”, tha për Portalb, Enis Mehmeti, drejtor i shkollës fillore “Penko”, në Shkup.

Mësimdhënia në distancë (on’line), edhe pse ka mundësuar që shkollat të vazhdojnë procesin arsimor, për drejtorin e shkollës fillore “Said Najdeni” –Dibër, u është dashur që të ndërmerren  reforma dhe risi për nxënësit, por edhe për shoqërinë në përgjithësi, ku edhe janë bërë pjesë e jetës dhe e përditshmërisë. Sipas udhëheqësit , të kësaj shkolle, në këtë situatë të pandemisë u imponua risia e të mbajturit mësim online apo ”mësim nga distanca”, ku edhe janë në fazën duke përfituar përvojën të drejtpërdrejtë që këtë proces në një afat të shkurtër në të ardhmen do të mund ta realizojnë në mënyrë të suksesshme, edhe pse, në fillim, dukeshte i pamundur ky proces arsimor.

“Në shkollën që unë drejtoj aktualisht, mësimi online mbahet në mënyrë të rregullt nga të gjithë mësimdhënësit, nxënësit por tashmë të kyçur, dhe shumë aktivë, edhe prindët. Sigurisht që ka problematikat e veta kjo mënyrë e mësimdhënies (problemet ekzistojnë edhe kur mësimi mbahet në shkollë), por më e rëndësishme është se si u qasemi ne si shkollë, pra me resurset që kemi, problematikave që na dalin gjatë këtij procesi. Duhet patur parasysh se e kemi për here të parë, këtë mësimdhënie. Sigurisht se problem kryesor është mungesa e tabletëve, kompjuterëve apo celularëve të mjaftueshëm në secilën familje. E për këtë, jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë mësimdhënësit, koordinojmë çdo aktivitet online, identifikojmë problematikat i diskutojmë, dhe sjellim vendime e konkluza të përbashkëta që duhet realizuar duke u bazuar në gjendjen faktike nga informacioni kthyes që marrim nga nxënësit dhe prindët. Kemi mbajtur deri më tani disa mbledhje online të stafit të mësimdhënësve, shërbimit profesional të shkollës si dhe me aktivet profesionale në nivel shkolle. Mësimdhënësve në kohë reale ju dërgohet nëpër e-mail adresat e tyre çdo informacion, rregullore apo rekomandim që vjen nga MASH apo BZHA pasi është përpunuar nga ekipi menaxhues i shkollës”, tha për Portalb, Burim Kaziu, drejtor i shkollës fillore “Said Najdeni”, në Dibër.

Për të mos hequr dorë, nxënësit nga mësimnxënia, mësuesit përpiqen që edhe në lëndët specifike arsim fizik shëndetësor, art figurativ, muzikë, por edhe lëndë shkencore  si kimi, fizikë, biologji, të bashkëpunojnë me nxënësit. Mësimdhënie virtuale, për të mos humbur në njohuritë që përcjellin lëndët specifike si bazë e përparimit dhe e reformimit social.

“Disa lëndë të shkathtësive (arsim fizik shëndetësor, art figurativ, muzikë, etj), por edhe lëndë shkencore (kimi, fizikë, biologji) ndoshta kanë më shumë vështirësi për realizim online për shkak të specifikave të tyre për aspektin e praktikës, por me angazhim të përbashkët arrihen rezultate edhe te këto lëndë. Mund të përmend së fundmi Ekspozitën Virtuale në Art figurativ të titulluar “Shpresë” që u realizua nga shkolla jonë”, tha drejtori SHFK “Said Najdeni”, Dibër.

Siç kumtojnë nga shkollat nuk kanë ndalur procesin mësimor, por përkundrazi e kanë pranuar si sfidë, këtë kohë, ku edhe kanë gjetur forma e metoda nga më të ndryshmet për të arritur qëllimet e mësimdhënies në secilën lëndë.

Burimi: Portal.mk