Mësimi me prezencë fizike/ Dy nxënës kanë rezultuar pozitiv që në ditën e parë

Televizioni Sitel shkruan se pas ditës së parë në shkollë, dy nxënës të shkollave fillore në Shkup kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për nxënësen e klasës së pestë në shkollën fillore Gjorgjia Pulevski në komunën Aerodrom. Tani tërë klasa do të shkojë në izolim 14 ditor. Mësuesja e cila është e vaksinuar do të vazhdojë të shkojë në shkollë dhe do të ju jep mësim online nxënësve

Në komunën e Kisella Vodës, në shkollën fillore Kiril Pejçinoviq, po ashtu dy nxënës të klasës së nëntë nga e njëjta klasë mbrëmë kanë pasur simptome të kovid-19, ka konfirmuar drejtori për Sitell.

Njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv ndërsa për tjetrin po priten rezultatet. Nxënësit do të shkojnë në izolim.

Përgatiti: Schoolture.info