MËSIMDHËNËSIT VAZHDOJNË ME VLERËSIMIN E NXËNËSVE

Mësimdhënësit kanë filluar me vlerësimin e nxënësve, proces që duhet të përfundojë deri më 20 Nëntor. Notimi rekomandohet të bëhet përmes internetit, ashtu sikurse edhe procesi arsimor. Sipas raporteve të fundit të rasteve aktive të mësimdhënësve që kanë zhvilluar mësimin me prezencë fizike, numri I tyre është 280. Nga Ministria e Arsimit kanë përgënjeshtruar Sindikatën e Arsimit se për momentin ka mbi 1000 mësimdhënës të infektuar.

Sipas raportit të fundit numri I rasteve active të mësimdhenesve në shkollat fillore në Komunën e Tetovës është 22 nderkaq 8 grupe klasore janë në izolim.Nga Sektori për Arsim pranë Komunës së Tetovës thonë që duke marë parasysh situatën me covid-19  ju kanë rekomanduar shkollave që notimi të bëhët nga distanca dhe sipas planit të paraparë dhe regulloreve për matjen e dijes së nxënësve.

AHMED QAZIMI- UDHEHËQËS I SEKTORIT PËR ARSIM, TETOVË

“Duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike që është në komunën e Tetovës dhe më gjërë , kryesisht për nxënësit nga klasa e katërt deri në vitin e katërt, matja e njohurive të nxënësve realizohet nga distanca apo online, kurse për ata që jane duke ndjekur msimin me prezencë fizike, procesi zhvillohet në shkolla”.

Nga ana tjetër, mësimdhënësit me marrëveshje me Drejtorët e shkollave vetë do të vendosin nëse do të vazhdojnë që mësimin ta zhvillojnë nga vendi I tyre I punës ose nga shtëpia – ka thënë Ministrja e Arsimit Mila Carovska duke shtuar se vendimet do të merren në kolektiv kurse Ministria nuk do të përzihet në këtë cështje. Ministrja e Arsimit ka përgënjeshtruar informacionet se pushimi dimëror do të fillojë me 15 Dhjetor duke theksuar se pushimi do të fillojë me 21 Janar./KlanMacedonia