Mësim online? Si ta shfrytëzoni sa më mirë

1. Trajtjen lëndën si një “kurs i vërtetë”

I keni parasysh kurset private, ku zakonisht ju regjistronin prindërit? Mendojeni dhe këtë si një kurs më vete, për të cilin po paguani dhe shfrytëzojeni në maksimum.

Trajtojeni mësimin online edhe si një punë: Nuk mjafton vetëm të paraqiteni, por edhe të punoni dhe të jeni produktiv.

2. Mbani përgjegjësi

Vendosni synime të qarta në fillim të semestrit dhe kontrolloni veten çdo fund jave. Shkruani diku synimet tuaja dhe qëndroni të organizuar.

3. Praktikoni menaxhimin e kohës

Përdori një aplikacion për të ndarë oraret, punët e tjera, detyrat etj. Njëri prej tyre është “Scheduling”, por ju mund të shihni dhe për programe të tjera, ose të shkruani në një bllok shënimesh. Krijoni një hapësirë të rregullt studimi dhe të organizuar.

4. Metoda Pomodoro

Nëse keni probleme me të mësuarit, provoni metodën Pomodoro. Kjo do të thotë që të bëni pushime të shkurtra dhe të gjata gjatë kohës që mësoni. Për shembull, për 25-30 minuta që mësoni, ju mund të pushoni për 5 minuta.

5. Eliminoni shpërqendrimet

Nga Netflix te rrjetet sociale, ju do të keni shumë përqendrime në shtëpi gjatë mësimit online. Të zhdukni këto shpërqendrime është një sfidë më vete, por me vendosmërinë e duhur ju mund t’ja dilni.

Përdorimi i aplikacioneve si Cold Turkey dhe Freedom mund të ndihmojë në eliminimin e shpërqendrimeve duke bllokuar aplikacionet ose faqet e internetit që priren të konkurrojnë për vëmendjen tuaj, të tilla Instagram, Snapchat etj. Ose thjesht fare: Fikni njoftimet “notifications” në telefonin tuaj.

6. Përcaktoni kohën ku mësoni më mirë

Nësejeni në gjimnaz ose universitet, tashmë e keni një ide se në ç’orë të ditës ju mësoni më mirë. Përpiquni të bëni gjithmonë kohë për të mësuar, në atë moment të ditës. Shihni gjithashtu mënyrën se si mësoni më mirë: me shënime, audio, video etj.

7. Jini aktiv

Merrni pjesë rregullisht në klasat online, por jo vetëm kaq. Bëni pyetje, kërkoni rishpjegim nëse nuk kuptoni diçka. Jeni një grup të rriturish që po mësojnë dhe këto janë normale. Për më tepër, nëse ju nuk kuptuat diçka, me siguri nuk e ka kuptuar një pjesë e mirë e klasës, thjesht ata nuk preferojnë të flasin ose nuk janë të vëmendshëm.

Nëse e ndjeni veten mbrapa, kërkoni ndihmë.

8. Bashkëpunoni

Mësimi online mund t’ju bëjë të duket se jeni vetëm, por ju në fakt jeni një grup dhe më e mira është të bashkëpunoni.

Ndërtoni marrëdhënie me studentë të tjerë duke prezantuar veten dhe duke pyetur për ta. Bashkëmoshatarët tuaj mund të jenë një burim i vlefshëm kur përgatiteni për provime ose kur kërkoni përgjigje për detyrat. Mos kini frikë t’i drejtoheni atyre për të krijuar një grup studimi virtual.

9. Rikujtojini vetes pse po e bëni këtë

Ndonjëherë na bën mirë t’i rikujtojmë vetes qëllimet tona, për të kuptuar se asgjë nuk është aq e lodhshme, kur bëhet me një synim dhe dëshirë të mirë.

Së fundmi, mos harroni se kjo situatë është globale dhe ju nuk jeni vetëm, prandaj, meqënëse nuk kemi zgjidhje tjetër, nuk na mbetet asgjë veçse të përshtatemi.