Mbi 2500 nxënës të shkollave të mesme do të përforcojnë besimin e ndërsjellët

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, këtë javë filloi me implementimin praktik të projektit preventivo-edukativ ,,Shkolla të sigurta për bashkëjetesë dhe tolerancë ndëretnike,, bartës i të cilit është Njësiti për prevencion, projekt ky që realizohet disa vite me radhë.

Me këtë projekt do të jenë të përfshirë mbi 2500 nxënës të  viteve të para të 7 shkollave të mesme të Tetovës dhe 4- shkollave të Gostivarit, të cilët në ligjërata të veçanta nga afër do të njoftohen me pasojat negataive personale dhe shoqërore të cilat vijnë si rezultat nga shkaktimi dhe pjesëmarrja në prishje të rendit dhe qetësisë publike nëpër shkolla dhe për rreth tyre.

Nxënësit e viteve të para në rajonin e Pollogut, gjithashtu përmes prezantimeve interaktive, të cilat do ti prezentojnë pjestarë të policisë të trajnuar profesionalisht, do të njihen edhe me implikimet ligjore, që kanë të bëjnë me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe dukuri tjera devijuse.

 Në korniza të këtyre aktiviteteve, nxënësve do t’ju prezantohen edhe bazat e vlefshme të tolerancës, format dhe domethënë e saj, si dhe mënyrat e afirmimit më të gjërë dhe avancimit jo vetëm nëpër shkolla, por në përgjithësi në mjediset ku jetojmë.

Ky projekt planifikohet të realizohet një muaj dhe qëllimi kryesorë është që të kontribuohet në parandalimin e incidenteve nëpër shkolla dhe përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin e nxënësve të përkatësive të ndryshme entike, racore, fetare e kështu me radhë. /Schoolture.info/