Rreth 2.700 studentë, përfitues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të kenë rritje të mjeteve, gjegjësisht në vend të 3.000 denarëve të deritanishëm, këta studentë në të ardhmen do të marrin bursa në vlerë 6.050 denarë, kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Nga MASH-i potencojnë se me këtë vendim iu përgjigjën kërkesave të studentëve ku edhe një herë e konfirmoi angazhimin për barazi dhe kujdes për këtë kategori të qytetarëve.
Studentët përfitues të kesaj kategorie bursash, gjatë javës së ardhshme do të informohen për mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte.