Maqedonia e Veriut me medalje të argjendtë, Ana Marija e dyta në garën “Microsoft office specialist”

Gjimnazistja Ana Marija nga Shkupi, zuri vendin e dytë në garën më të madhe botërore të IT-së, Micsrosoft Office Specialist. 17 vjeçarja, thotë se ndihet krenare që solli medalje të argjendtë nga Nju Jorku dhe këtë sukses ia dedikon bashkëmoshatarëve të saj, të cilët i motivon për të mësuar. Ana Marija thotë se përveç obligimeve shkollore, punon në kompjuter dhe lexon libra. Ajo premtoi se nuk do të largohet nga vendi dhe do të kontribuoj në Maqedoninë e Veriut.

“Jam përgatitur rreth dy muaj intensivisht, në periudhën pas mbarimit të vitit shkollor, pasi mbarova me obligimet shkollore, për dy muaj mësova intensivisht. Bëra rutinë personale, programin tim, të cilit në formë të prerë iu kam përmbajtur  ose jam mundura. Kjo është ajo si arrita në sukses”, deklaroi nxënësja, Ana Marija Atanasovska.

Mentorja e Ana Marisë, profesorja Zhaklina Prekiq thotë se drejtimi për IT është më i dëshiruari nga nxënësit. Pasi mbarojnë studimet shumë prej tyre për fat të keq largohen nga vendi, thotë profesoresha. Ajo e shoqëroi dhe e përgatiti Ana Marijën për këtë garë.

“Është krenari të shihet flamuri ynë në një garë aq prestigjioze. Morëm një titull të lartë, vendin e dytë, apo medalje të argjendtë, për të cilën edhe synuam kur u nisëm nga Shkupi. Dëshira ishte e madhe, entuziazmi i madh. Përgatitjet ishin në nivel dhe rezultatet të mira”, tha profesoresha, Zhaklina Prekiq.

Shpenzimet dhe vendosjen e garueses në Nju Jork i ka mbuluar Stopanska Banka, ndërsa tashmë 4 vjet me radhë konkursin e organizon kompania Cetriadria. Drejtori i kësaj kompanie bëri thirrje që sa më shumë kompani dhe biznese të kontribuojnë dhe ndihmojnë, si dhe fton nxënësit e moshës prej 13 – 22 vjeç  të marrin pjesë për vitin e ardhshëm.

“Qëllimi ishte që kur ne të kemi numër më të madh të profesionistëve të IT, ndërkaq nxënësve që kanë përgatitje të mirë digjitale, do të kemi mundësi të dërgojmë kuadro në tjetër vend, pra ata që punojnë për kompani të huaja dhe do të kemi kuadro të mjaftueshme edhe për ne, për kompanitë vendore, në sferën e IT-së. Kështu ata do të ndikojnë që kompanitë e huaja të vijnë të investojnë tek ne, sepse kanë kuadro të kualifikuara që I përmbush kërkesat e tyre”, deklaroi Marko Serafimovski, drejtor i kompanisë “Cetridaria”.

Gara Micsrosoft Office Specialist në suaza botërore organizohet tashmë 15 vjet.  Këtë vit morën pjesë 153 garues nga 119 vende të botës. Ana Maria garoi në kategorinë Microsoft PoëerPoint 2013, duke bërë që Maqedonia të arrijë suksesin më të madh ndonjëherë në këtë kampionat prestigjioz botëror. Ideja e kësaj gare është të nxitet edukimi digjital tek të rinjtë. /TV21/