Kushtrim Ahmeti, zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Kushtrim Ahmeti është zgjedhur ushtrues detyre Rektor I Universitetit tw Tetovws. Nga Universiteti i Tetovës njoftojnë se sot më 24 nëntor 2022 është mbajtur mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës. Në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, Vullnet Ameti u zgjodh Kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës. Po ashtu, në mbledhjen e lartpërmendur u procedua edhe zgjedhja e Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës. Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik.