Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

KSI diskutoi për vitin e ri shkollor, më 10 gusht vendimi për mënyrën e mësimit

Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor 2020-21 do të bëhet i ditur më së voni deri më 10 gusht. Ministria e Arsimit propozon që procesi mësimor të realizohet me programe të shkurtuara, shkurtimin e vitit shkollor, reduktimin e nxënësve nëpër klasë, puna me ndërrime dhe mësimi nga distanca. Nga dikasteri i arsimit thonë se në rast të kthimit të mësimit me prezencë fizike, Shkollat duhet të përgatiten konform protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

E gjithë kjo kërkon një shqyrtim të mëtutjeshëm edhe nga komisioni dhe besoj që brenda ditëve, përderisa janë dhënë edhe disa afate të caktuara se deri kur do të mbarojë dhe deri kur do të mund të miratohet e njëjta, prandaj e gjithë kjo ka pas një konstruktivitet në bisedimet që janë zhvilluar dhe pritet që të kemi një finalizim të së njëjtës për të ardhur në një konkluzion se cila prej këtyre protokolleve do të pranohet dhe do të jetë më e mirë për tu zhvilluar edhe procesi mësimor – deklaroi Armend Arsllani, zv/ ministër i Shëndetësisë.

Në takimin e sotëm me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për të diskutuar edhe për funksionimin e çerdheve, por për këta të fundit nuk ka ndonjë propozim konkret.

Burimi: Alsat-M