KOVID-19/ Si është gjendja nëpër shkolla, përgjigjet ministrja Craovska

Gjendja me përhapjen e virusit në shkolla për momentin është e qëndrueshme dhe nuk po mendohet për ndërmarrjen e masave shtrënguese. Skenarët e tjerë për mësim do të shqyrtohen në momentin që do të ketë ndonjë situatë më alarmante, thotë Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, duke treguar se deri më tani nuk është tejkaluar numri prej 0,03% i nxënësve të infektuar.

 “Gjithsej në një moment raste aktive pozitive në shkolla nuk e kemi kaluar më shumë se 0,03% nga gjithsej 255 mijë nxënës që janë me prani fizike, gjë që tregon se me të vërtetë se gjendja ndiqet dhe për momentin është e qëndrueshme. Në rast se do të kemi ndonjë gjendja alarmante dhe kemi nevojë për sjelljen e masave shtrënguese, edhe në sektorët e tjerë, gjithsesi se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Ministrinë e Arsimit do t’i shqyrtojë mundësitë për skenarët e ardhshëm”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shekncës.