“U MOR NJË VENDIM HISTORIK PËR THEMELIMIN E SHKOLLËS FILLORE TË RE KOMUNALE NË VIZBEG!
Sot në seancën e këshillit të bashkisë Butel janë marrë disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat:
. Vendim për themelimin e shkollës së re fillore komunale që do të mbajë emrin “Vizbeg” në vendbanimin Vizbeg. Shkolla fillore “Vizbeg” do të organizojë dhe realizojë arsimin fillor nëntëvjeçar, në pajtim me Ligjin për arsimin fillor. Më në fund, pas shumë vitesh premtime, Vizbegi do të ketë shkollën e saj fillore komunale.
. Vendim për shpërblim financiar për punëtorët e komunës që punuan pa u lodhur dhe jashtë orarit të punës.
Këshilli i Komunës së Butelit punon dhe merr vendime në interes të qytetarëve të Komunës së Butelit”, shkruan kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.