Konkurs letrar për Ditën e Alfabetit në Komunën e Gostivarit, ja kush janë fituesit

Komuna e Gostivarit me rastin e 22 Nëntorit- Dita e Alfabetit ka organizuar konkurs letrar në të cilin kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme.

Për nxënësit të cilët kanë marrë shpërblime në këtë konkurs ka njoftuar kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përcjell Schoolture.info

“Me rastin e festës së 22 Nëntorit-Dita e Alfabetit, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shkollat e mesme Komunale organizuan konkurs letrar.

✍️ Fitues në këtë konkurs janë:
Hana Durmishi-ShMKM
Armend Seferi-ShMEK
Semir Elezi-ShMK
Muhamed Miftari-ShMTK
Arita Xhaferi-ShMKM

Nxënësit fitues dhe mësimdhënesit e Gjuhës Shqipe i shpërbleva me mirnjohje dhe nga një libër si dhuratë, duke ju uruar suksese në të ardhmen”, ka shkruar Taravari. /Schoolture.info/